Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me liderin e shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chuck Schumer.
Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.
Ajo e ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me liderin e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmojë partneritetin e gjatë mes dy shteteve tona. Kam shprehur falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe kemi diskutuar për mënyra se si të rrisim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani.
Always a pleasure to meet Senate Majority Leader @SenSchumer and to reaffirm the longstanding partnership between our two countries.
Expressed my gratitude for continued US support and discussed ways in which we can step up cooperation with the Senate. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/ji1u7LJN1h
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 10, 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i bashkohet Këshillit Atlantik për të diskutuar zhvillimet e fundit në Dialogun Beograd-Prishtinë, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
Ky diskutim do të zhvillohet të mërkurën e 10 majit, në orën 15:00.