Rusia propozon udhërrëfyes për normalizimin e raporteve Siri-Turqi

Ky propozim u bë gjatë takimit të parë të ministrave të Jashtëm të këtyre shteteve qëkur ka nisur lufta civile siriane një dekadë më parë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror

Rusia ka propozuar një udhërrëfyes për normalizimin e raporteve midis Sirisë dhe Turqisë. Ky propozim u bë gjatë takimit të parë të ministrave të Jashtëm të këtyre shteteve qëkur ka nisur lufta civile siriane një dekadë më parë.

“Detyra jonë është të përcaktojmë udhëzimet e përgjithshme për progres të mëtejmë”, tha gjatë takimit ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në këtë takim mori pjesë edhe një diplomat i lartë iranian.

“Rezultati më i mirë i diskutimeve tona do të ishte një marrëveshje për të udhëzuar ekspertët që të përgatisin një draft-udhërrëfyes për normalizimin e raporteve në mes të Sirisë dhe Turqisë në takimin e radhës të ministrave”, tha Lavrov, shkruan REL.

Kryediplomati rus tha se ky propozim më pas do t’u dërgohet liderëve të Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Turqisë.

Turqia mbështet forcat rebele që po luftojnë për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad. Ankaraja ka prezencë ushtarake në pjesët veriore të Sirisë, prani që ka zemëruar Damaskun.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përmirësuar raportet me ish-rivalët në mbarë rajonin dhe tani është përqendruar që të mbajë një samit me homologun e tij sirian, Bashar al-Assad.

Lavrov tha se Siria dhe Turqia duhet të nisin diskutimet për riparimin e infrastrukturës dhe logjistikës dhe të “rinisin tregtimin dhe bashkëpunimin ekonomik pa barriera”.

Ndërmjetësimi i Kremlinit synon t’i japë ndikim politik presidentit rus, Vladimir Putin, shteti i të cilit është izoluar ndërkombëtarisht qëkur nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Damasku gëzon mbështetjen e Moskës, që ka intervenuar në luftën civile më 2015, duke kryer sulme ajrore në mbështetje të forcave qeveritare siriane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika