Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se, Rusia është duke kryer “krime masiv të luftës”, duke sulmuar qytetin e Ukrainës, Mariupol.
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin”, ka thënë Borrell.
Nga fillimi i tensioneve Ukrainë-Rusi, Borrell ka deklaruar se Evropa po përballet me “momentin më të rrezikshëm” që nga Lufta e Ftohtë.
SHBA-të dhe aleatët vazhdimisht i kanë kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të tërhiqet dhe të shmangë çdo agresion kundër Ukrainës, mirëpo ai ka refuzuar të ndërpres invadimin mbi territorin e Ukrainës, pavarësisht sanksioneve ekonomike të vendosura nga Perendimi.