Një person i privuar nga liria ka arritur të arratiset të mërkurën e 10 majit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Ai ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti vazhdon të hetohet.
Të njëjtin, Policia e ka cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria”.
“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.