Pasdite Lajçak viziton veriun e Mitrovicës, të hënën pret Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

Lajçak do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë në veri të Mitrovicës, ndërsa të hënën do të takohet me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se pasdite do ta vizitojë veriun e Mitrovicës.

Në një fjalë për media pas takimit me Kurtin, gjersa tha se me Kurtin patën një mirëkuptim mbi procesin e hartimit të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Lajçak ka thënë se do ta vizitojë kryetarin e Mitrovicës së veriut.

“Kemi diskutuar se si Bashkimi Evropian e sheh procesin e hartimit të draft-statutit në detaje me kryeministrin dhe besoj se kemi një dakordim mbi këtë proces dhe, siç thashë, do të shkoj në veri dhe ajo çka është interesante për mua të flas me kryetarin e Mitrovicës së veriut mbi perspektivën e tij mbi këtë situatë”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të jetë nesër edhe në Serbi për vizitë zyrtare dhe të hënën në Bruksel do të takohet me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një mirëkuptim për hapat që do të marrim dhe patëm një diskutim të rëndësishëm. Të njëjtin do ta kem edhe nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel. Të dyja palët duhet të përkushtohen në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Në takimin e fundit në mes të dy palëve të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtim për deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Njëherit, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft ky i cili u refuzua nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika