Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së enjte, të 11 majit, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën që Marrëveshja Bazë të zbatohet në tërësi. Gjithashtu,ka thekuar nevojën që Bashkimi Evropian të mbajë përgjegjëse Serbimë për shkeljet e vazhdueshëm të asaj Marrëveshje.
“Në zyrat tona të qeverisë sot, mirëprita Përfaqësuesin Special i BE-së Miroslav Lajčák. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti.
Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023
Ndërsa, Lajcaku pas takimit është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Emisari evropian ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat dhe normat evropiane.
Ai ka thënë se kjo është theksuar që prej fillimit nga BE-ja dhe se janë të qartë në lidhje me këtë qëndrim.
“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë Lajçak.