Dy të vdekur pas të shtënave në fabrikën e “Mercedes Benz” në Gjermani

Një i dyshuar është arrestuar pas sulmit në kompaninë "Mercedes Benz" në qytetin Sindelfingen në jug të vendit

Foto: AP
Foto: AP

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave në një fabrikë të “Mercedes Benz” në Gjermani, ka thënë prodhuesi i makinave.

Ndërkaq, zëdhënësi i zyrës së prokurorit në qytetin e afërt të Shtutgartit bëri të ditur se një i dyshuar 53-vjeçar është arrestuar pas të shtënave në Sindelfingen.

Më herët, ishte raportuar se një person kishte vdekur dhe një ishte plagosur rëndë. Nuk dihet nëse personi i plagosur është punonjësi i dytë që është vrarë. Mirëpo, Mercedes ka thënë se personat e përfshirë në të shtënat ishin të punësuar nga një ofrues i jashtëm shërbimi.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës rreth orës 7:45 të mëngjesit me orën lokale të enjten, tha një zëdhënëse e policisë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, transmeton SKY NEWS.

Motivi i të dyshuarit është i paqartë.

Mercedes Benz më herët konfirmoi se një incident kishte ndodhur në Sindelfingen dhe ishte në kontakt me autoritetet. Kompania theksoi se siguria e punonjësve është e para.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika