I vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj personit që dyshohet se vrau nënën e tij në Pejë

Të pandehurit U.H. i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj, të dyshuarit, Urim Hyseni, i cili dyshohet se me thikë kishte vrarë nënën e tij.

Këtë për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.

“Të pandehurit U.H. i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë” – ka thënë Zhuti.

Në orët e mbrëmjes së 14 prillit, Policia në Pejë ishte njoftuar për një akt makabër që kishte ndodhur në këtë qytet.

Gjykata i kishte caktuar fillimisht 30 ditë paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Më pas kjo gjykatë kishte njoftuar më 15 prill të këtij viti, se të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kjo, pasi gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pasur parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale.

Urim Hyseni ishte arrestuar nga organet e rendit, ndërsa për shkak të gjendjes së tij psikologjike ai nuk ishte intervistuar atë natë për ngjarjen.

Eksperti psikiatrik Nysret Pepaj, i cili kishte biseduar me të dyshuarin, ka thënë para gjyqtarit të procedurës paraprake se i dyshuari kishte deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash”.

Me këto veprime të të dyshuarit, eksperti Pepaj kishte konstatuar se ai ka çrregullim psikotik.

Avokati i të dyshuarit, i cili është caktuar në bazë të detyrës zyrtare, Asdren Mekaj, kishte thënë në seancë se deri në vlerësimin psikiatrik të klientit të tij ka theksuar se pajtohet që klienti i tij të mbahet në kushte të izolimit pranë Institutit të Forenzikës Psikiatrike, jo vetëm për ekzaminim, por edhe për shkak të sigurisë së tij dhe sigurisë së personave të tjerë që mund të jenë në afërsi të tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika