5 shkolla të reja do t’i shtohet kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në Facebook.
“5 shkolla të reja në #Kryeqytet. Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për femijët tanë drejt një arsimi më cilësor. Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në: Arbëri, Mati 1,Veternik, Kalabri, Qendër”, ka shkruar Rama.
Ky i fundit ka shtuar se brenda një periudhe dyvjeçare, në bashkëpunim me IFC-në, planifikohen të ndërtohen 8 shkolla.