I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ky takim po mbahet në “Shtëpinë e Evropës” afër urës së Ibrit, ku po merr pjesë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq.
Ky takim i tij vjen pasi më herët u takua me përfaqësuesit serbë të shoqërisë civile.
Emisari i BE-së pas këtij takimi tha se u njoftua me problemet me të cilat përballen qytetarët në këtë pjesë.
Ndërsa, tha se pret zgjidhje edhe sa i përket çështjes së mandatit të kryetarëve në katër komunat veriore.
Ndryshe, sot për vizitë zyrtare Lajçak ka qëndruar në Kosovë, ndërsa nesër do të jetë në Serbi.
Lajçak “pret” të zgjidhet çështja e mandatit të kryetarëve në komunat veriore