Ushtria ukrainase ka njoftuar se kompania që prodhon dhe riparon tanket ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në pjesën qendrore të Rusisë, në Chelyabinsk, për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.
Në një postim në Facebook, Gjenerali i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka njoftuar se fabrika Uralvagonzavod ka pezulluar punën, për shkak të mungesës së komponentëve që prodhohen jashtë Rusisë.
Nga Inteligjenca Ukrainase është bërë e ditur se kjo fabrikë vazhdimisht përdor komponente të Perëndimit për prodhimin dhe riparimin e tankeve.
Sanksionet e vëna nga shumica e shteteve perëndimore kanë filluar të kenë efekt në ekonominë ruse.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin, është mbështetur për muri dhe si shkak i kësaj mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.
Qysh nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, saksionet ndaj saj nuk kanë të ndalur.
Britania e Madhe reagoi e para pas përshkallëzimit të situatës në mes të Rusisë dhe Ukrainës me sanksione ekonomike ndaj Moskës.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit, se pesë banka ruse dhe tre oligarkë rusë do të ngarkohen me sanksione si: ngrirja e pasurive të tyre, ndalimi i udhëtimit të tyre në Britaninë e Madhe.
Edhe vendet e industrializuara të grupit G7 kanë rënë dakord për një paketë sanksionesh të ashpra.
“Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 dënuan ashpër shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Rusia”, shkruan në Twitter ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve, është rënë dakord për masa të koordinuara ndëshkuese me ashpërsim në rritje ndaj Rusisë.