Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të shtunën janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 597.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 403.
Në 24 orët e fundit, janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 826 mijë e 987 doza të vaksinës.
Deri më sot, 822 mijë e 309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë, gjithsej, 101 mijë e 960.