Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se ka abuzuar seksualisht me një grua në Mitrovicën e Jugut, më 10 maj në orën 02:00.
“Dhunim – Mitrovicë Jugu 10.05.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, nëpërmjet raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.