Një person nga Komuna e Prishtinës ka raportuar në polici se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij.
Policia e ka cilësuar këtë rast si “vrasje në tentativë”, teksa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.