Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Shefi i ekzekutivit në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut, Kosova është konstruktive në këtë proces.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit. Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.
Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, kreu i Qeverisë theksoi se është Kushtetuta e Kosovës, e cila i garanton të drejtat për pakicat./EO