Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se gjatë këtij vikendi do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat Nr.1A dhe Nr.7C, meqë do të zhvillohen punime në rrugën “Ukshin Hoti”.
“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti””, njofton Trafiku Urban.
Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C, dhe se qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”.