Gjatë kësaj të premteje, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.
“E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen.
“Në takim u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit”, thuhet tutje në njoftim.
Rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ishte dhe një prej çështjeve me theks të veçantë të trajtuara gjatë këtij takimi.