Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), është takuar me një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Harvardit.
“Gjatë qëndrimit në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Harvardit”, njofton Presidenca.
Presidentja Osmani ka thënë se në takim me studentët shqiptarë është njoftuar me ambiciet dhe kontributin e tyre në këtë universitet.
“Mirënjohëse që dëgjova për rrugëtimet dhe shpresat e tyre. Vendosmëria dhe përkushtimi i tyre për të bërë ndikim pozitiv është vërtetë frymëzues”, ka shkruar presidentja Osmani.