Dizenjatori Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Zyrtarja për media nga Ministia e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, Qëndresa Fazliu për Dukagjinin ka konfirmuar se dizenjatori Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJD.
“Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka thënë Qëndresa Fazliu.
“Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike. Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka shkruar zyrtarja për media në MPJD, Qëndresa Fazliu.