Power: Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet drejt normalizimit

Në një deklarim për media, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se, përveç se normalizimi në mes të dy vendeve do të nënkuptonte një stabilitet rajonal, ai do të kishte edhe benefite ekonomike

Administratorja e USAID-it, Samantha Power

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka bërë të ditur se gjatë takimit të saj me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka riktheksuar qëndrimin e SHBA-së për intensifikimin e përpjekjeve të normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklarim për media, Power ka deklaruar se, përveç se normalizimi në mes të dy vendeve do të nënkuptonte një stabilitet rajonal, ai do të kishte edhe benefite ekonomike.

“Dje hapëm ankandin e parë të energjisë solare, një hap kritik i parë për ta lëvizur vendin nga përdorimi i energjisë së dëmshme te burimet e gjelbra, energjisë së pastër në çmime ekonomike për qytetarët. Pata edhe një takim produktiv me zotin Kurti dhe falenderoj edhe presidenten Osmani që bëri kohë të takohet me mua dhe ekipin tim sot. Biseduam se si SHBA-të mund të mbështesin Kosovën në këtë moment kyç…biseduam edhe për rëndësinë kritike të të vazhduarit të bërit progres drejt normalizimit me Serbinë. Kompleksiteti i këtij dialogu është mirë i kuptuar nga të gjithë ata që jam takuar këto ditë. Kam dëgjuar vazhdimisht nga kosovarët se ky është drejtimi i duhur për vendin e tyre. E theksova mbështjetjen e SHBA-ve për normalizim dhe shpreha inkurajimin tonë që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet drejt normalizimit. Kjo përfshin implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, progresi në normalizim do të bëjë një dallim në stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e të dy vendeve. Në të tjera fjalë, normalizimi do të jetë mirë për biznesin”, ka deklaruar Power. Tutje, Power ka thënë se Kosova ka ndryshuar shumë që nga vizita e saj e fundit.

“Është e vështirë të gjej fjalë me atë se sa shumë ka ndryshuar Kosova që nga hera e fundit kur e vizitova në vitin 1999. Të shohësh biznese të cilat po zhvillohen hovshëm, të shohësh njerëz, lidhjet mes tyre që po rriten, të shohësh pozitën e Kosovës në komunitetin e kombeve dhe sa shumë vende e njohin përparimin e saj si demokraci…”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se “Po e lë Kosovën me optimizëm të madh për të ardhmen e saj. Ky vend i ri, ndër më të rinjtë në botë, ka bërë hapa të mëdhenj gjatë këtyre 24 viteve.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika