Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me shefen e USAID-it, Samantha Power, ka thënë se USAID-i i ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme.
“Përgjatë më shumë se dy dekadash, USAID-i ka qëndruar krah për krah me Kosovën dhe popullin e saj, duke mbështetur përpjekjet tona për të ndërtuar një demokraci të fortë e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka thënë se Power është “një mike e kahershme e popullit të Kosovës” dhe se i ka shprehur mirënjohje për kontributin e USAID-it dhe popullit amerikan.
“Sot, në takim me Administratoren e USAID-it, Samantha Power, një mike e kahershme e popullit të Kosovës, i shpreha mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e jashtëzakonshëm të USAID-it dhe popullit amerikan, i cili shërben si shembull i partneritetit të palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan tutje Osmani.