Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka filluar vizitën e tij në Romë të Italisë, në kuadër të së cilës përfshihen takimet me liderë politikë e me Papa Françeskun.
“Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”, Zelensky shkroi në Twitter ndërsa zbarkoi në kryeqytetin italian.
Today in Rome. I'm meeting with President of Italy Sergio Mattarella, Prime Minister of Italy @GiorgiaMeloni and the Pope @Pontifex. An important visit for approaching victory of Ukraine! 🇮🇹🤝🇺🇦🤝🇻🇦
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 13, 2023
Ai do të takohet me kryeministrin italian Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën.
Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Vatikani po punonte për një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se misioni “nuk është ende publik. Kur të jetë publik, unë do të flas për të”, raporton BBC.
Të shtunën do të jetë hera e parë që presidenti Zelensky dhe Papa Françesku takohen qëkur Rusia pushtoi Ukrainën. Dyshja u takuan në vitin 2020.
Vizita vjen pasi Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës.