Zgjedhja e Kryeprokurorit, ankesa e Fazliut pritet ta vonojë vendimin final

Kundërkanditati i Blerim Isufajt që e ka kontestuar sërish procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit është Shqipdon Fazliu. Ai ka thënë se pasi një herë vitin e kaluar ankesa e tij u refuzua ka Kushtetuesja, pas ankesës së dytë thotë se nëses paraqitet nevoja do të ankohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo pritet ta zgjasë akoma vendimin përfundimtar të Presidentes, pasi ajo ka paralajmëruar se do ta pres vendimin e Kushtetueses

Zyra e Prokurorit të Shtetit

Betejës për Kryeprokuror të Shtetit assesi t’i shihet fundi as pas mbi një viti prej kur është propozuar kandidati për këtë pozitë.

Blerim Isufaj i nominuar nga KPK-ja as nuk u dekretua, por as nuk u refuzua nga Presidentja, ndonëse është kryeministri e ka cilësuar atë padëshirueshëm nga liderët shtetërorë.

Nga ata që nuk u pajtuan me nominimin e Isufajt që nga fillimi është edhe kundërkandidati i tij, Shqipdon Fazliu i cili procedurën e zgjedhjes e kishte kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ankesa e tij ishte hedhur poshtë vitin e kaluar. Por, Fazliu i është rikthyer edhe një herë Kushtetueses, duke e kontestuar sërish procesin.

Ai ka thënë për Dukagjinin se është në gjendje ankohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Ne jemi të përgatitur qe nëse paraqitet nevoja dhe nëse Kosova pranohet në KiE, rastin ta dërgojmë edhe në GJEDNJ. Mirëpo, dua te shtoj një gjë. Presidenti i Kosovës konsideroj se mund të vendos për (mos) dekretimin e të nominuarit pavarësisht ankesave tona. Konsideroj se edhe mund të mos ndërlidhen këto procese, por sidoqoftë unë do ta respektoj vendimin nga Presidentja, cilido qoftë ai”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa Flakron Sylejmani, avokat i Fazliut i ka thënë televizionit se aktvendimet e Themelores, Apelit dhe Supremes në Prishtinë kanë shkelur të drejtat e klientit të tij.

“Me këto Aktgjykime dhe Aktvendime të Gjykatave të rregullat i janë cenuar të drejtat kushtetuese z. Shqipdon Fazliu, përkatësisht  e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj. Ne konsiderojmë se gjykata e rregullta kanë bërë shkelje të dispozitave të procedurës, edhe atë duke zbatuar gabimisht nenin 27, paragrafi 1 të ligjit për konfliktin administrativ që përcakton se ‘padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës’”, ka thënë Sylejmani.

Avokati i Fazliut ka thënë se kësaj radhe pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të kërkesës së klientit të tij.

“Ne vlerësojmë se gabimi i hapur nuk ka rrjedhë nga mosdija apo lëshimi i afatit nga ne por nga natyra e konsoliduar e kësaj praktike (precedenti) nga Gjykata Kushtetuese, prandaj konsiderojmë se ka qenë e afatshme dhe e ushtruar brenda afatit ligjore. Andaj, kësaj radhe presim nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në favore të kërkesës të parashtruar nga ana jonë”, ka shtuar Sylejmani.

Për kontestimin e çështjes në Kushtetuese bëri të ditur gjatë së premtes Presidenca. Ky institucion ka thënë se do të pres përfundimin e trajtimit të çështjes nga të gjitha instancat gjyqësore dhe më pas do të marrë një vendim.

Aktualisht pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit po e mban Besim Kelmendi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika