Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë: Serbia po hyn në një fazë të destabilitetit politik

"Ky nervozizëm që po tregon Vuçiq nuk është vetëm për shkak të këtyre krimeve monstruoze në Serbi, por edhe për shkak se atij po i kalon koha rreth problemit të Kosovës. Ai tashmë ka marrë një paralajmërim – një artikull në New York Times, që është një gazetë e pavarur, intelektuale, liberale dhe gazeta më me ndikim amerikan jashtë SHBA-së"

Zharko Koraq, psikolog dhe ish-nënkryetar i Qeverisë së Serbisë në Kabinetin e Zoran Gjingjiqit

Serbia po hyn në një fazë të paqëndrueshmërisë politike, që sapo ka filluar dhe nuk do të ndalet, por është shumë e vështirë të thuhet se çfarë drejtimi do të marrë më tej, thotë Zharko Koraq, psikolog dhe ish-nënkryetar i Qeverisë së Serbisë në k abinetin e Zoran Gjingjiqit në një intervistë për The Geopost.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e humb kontrollin.

“Ky nervozizëm që po tregon Vuçiq nuk është vetëm për shkak të këtyre krimeve monstruoze në Serbi, por edhe për shkak se atij po i kalon koha rreth problemit të Kosovës. Ai tashmë ka marrë një paralajmërim – një artikull në New York Times, që është një gazetë e pavarur, intelektuale, liberale dhe gazeta më me ndikim amerikan jashtë SHBA-së. Do të thotë ai mori një paralajmërim se janë në dijeni se çfarë po bën dhe nervozizmi është i madh: ai ka problemin e Kosovës, humbjen e kontrollit mbi atë që po ndodh në vend, krimet, natyrisht dhe së treti, ai ka një situatë shumë të keqe ekonomike në vend”, thotë Koraq.

“Takimi më i madh në histori” që Vuçiq paralajmëroi për 26 maj, sipas tij, është një shenjë se presidenti serb kishte frikë nga humbja e pushtetit.

“Para së gjithash, me këtë tubim, që është për të ardhur keq, ai po e rinovon traditën e Sllobodan Millosheviqit, i cili kishte ato mitingje të mëdha. Njëri prej tyre ishte në Ushçe kur shkrimtari Vitezoviq tha ‘populli ndodhi’ dhe kjo është hera e dytë që populli ndodh. Nuk ka funksionuar atëherë dhe nuk do të funksionojë as tani”, shton ai.

Koraq vlerëson edhe se askush nuk i kontrolloi serbët në Kosovë kaq sa Vuçiq.

“Ndoshta Millosheviqi në fillim të sundimit të tij, por kjo ishte një situatë tjetër. Kosova nuk ishte shpallur e pavarur atëherë, ajo teknikisht ishte ende pjesë e Serbisë dhe ish-Jugosllavisë”, shprehet Koraq.

Bashkëbiseduesi i “The Geopost” beson se Vuçiq ka bërë një gabim kardinal duke shantazhuar Perëndimin dhe Prishtinën duke i tërhequr serbët nga të gjitha institucionet.“Serbët ishin në qeveri, parlament, kryetarët e komunave… Ai shkaktoi një krizë të madhe duke menduar se Perëndimi do të paraqiste një fakt të kryer dhe se Perëndimi do ta detyronte Kurtin që Asociacionin e Komunave Serbe ta shihte siç donte ai dhe jo ndoshta si do ta kishte bërë Kurti”, beson ai.

Koraq është i bindur se Vuçiq nuk ka ndërmend të pranojë dhe zbatojë Planin e Ohrit.

“Vuçiq nuk ka ndërmend të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, për të çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës humbet në sytë e votuesve të tij. Dhe ai mendon vetëm për votuesit e tij. Vuçiq mban të ashtuquajturat fokus grupe dy herë në ditë, kjo është unike. Nuk kam dëgjuar që dikush ta bëjë këtë, ai si në mëngjes, ashtu edhe në pasdite, i shqyrton besnikët e tij politikë dhe e di se do të humbasë me çdo zgjidhje të çështjes së Kosovës”, thekson Koraq.

Ai shton se Serbia e ka humbur kartën ruse dhe Vuçiq e vëren këtë.

“Ai në të vërtetë nuk ka askund mbështetje politike. Paradoksalisht, ai ende mbështetet më së shumti nga SHBA-ja dhe një pjesë e Evropës, duke pritur që ai të bëjë një lëvizje racionale, që do të thotë të bëjë përfundimisht një lloj marrëveshjeje me Kurtin. Dhe Perëndimi, po më mungon fjala e duhur, ne në psikologji e kemi një termin formësim – vazhdimisht po mundohen ta formësojnë, në serbisht do të thoshin ‘nutkaju ga’ (po e lusin tepër), për mendimin tim fare pa rezultat”, shton ai.

Koraq përfundon se ne nuk jemi një rajon prioritar as për Perëndimin dhe as për Evropën.

“Gjëja më e rëndësishme për Perëndimin në këtë moment është të mos ketë konflikt të armatosur dhe kjo është një pritshmëri tmerrësisht e ulët nga rajoni”, përfundon Koraq./The Geopost

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika