LVV-ja e kritikon Lajçakun një ditë para takimit në Bruksel

"Propozimet që i ka pasur Lajçak, është që të ofrojë një ekstrem atje dhe një ekstrem këtu dhe ‘hajde të takohemi kah mesi’. Nuk është politika ashtu, as shteti nuk funksionon, besa nuk po funksionojnë as trendët evropianë në atë mënyrë. Qëndrimi jonë prej fillimit ka qenë se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjshmëria janë alfa dhe omega"

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti (djathtas), dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (majtas)

Lëvizja Vetëvendosje ka ashpërsuar kritikat ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet po e konsideron Lajçakun si të anshëm në proces të dialogut, sidomos pas deklaratave se “draft-statuti i ish-ekipit menaxhues duhet të jetë pikënisje për Asociacionin”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë për KP se qëllimi i Lajçakut është që të ofrojë një version ekstrem për Asociacionin dhe jo një version real dhe të thotë “ejani takohemi kah ‘mesi’ për të bërë një kompromis”.

Mirëpo, kjo, sipas deputetit Muja, është e papranueshme. Ai thekson se ndërmjetësuesi i dialogut, por edhe të tjerët, duhet të kuptojnë se Asociacioni nuk mund të kalojë asnjë milimetër jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës.

“Propozimet që i ka pasur Lajçak është që të ofrojë një ekstrem atje dhe një ekstrem këtu dhe ‘hajde të takohemi kah mesi’. Nuk është politika ashtu, as shteti nuk funksionon, besa nuk po funksionojnë as trendët evropianë në atë mënyrë. Qëndrimi jonë prej fillimit ka qenë se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjshmëria janë alfa dhe omega. Çfarë ka brenda asaj Kushtetute mund të shikohet se si mund të përmirësohet pjesëmarrja politike e secilit komunitet në Kosovë, por një milimetër jashtë Kushtetutës së Kosovës nuk mund të kalojë. Kjo në Kosovë nuk kalon, këtë duhet ta ketë parasysh edhe zotëri Lajçak dhe të tjerët”, thekson ai.

Duke folur për takimin e nesërm në Bruksel, të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me atë serb, Petar Petkoviq, anëtari i kryesisë së LVV-së, akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve.

Ai thotë se në Bruksel do të bisedohet për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes bazë të 27 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit në Ohër.

Në anën tjetër, Muja thotë se kandidatët që kanë fituar mandatet në katër komunat veriore nuk do t’i djegin ato.

Përkitazi me këtë, ai nënvizon se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i forcojnë kapacitetet në veri.

Krahas këtyre, Muja bën të ditur se shumë shpejt do të zgjidhet ngërçi në Kuvend, sa u përket të hyrave vetanake të komunave. Ai thotë se kanë marrë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për buxhetin, më saktësisht, amendamentit të propozuar vitin e kaluar nga LDK-ja, meqenëse, sipas tij, kjo e fundit nuk po e adreson kërkesën për përmirësimin e gabimit të tyre dhe lëshimin e mjeteve vetanake të komunave edhe të viteve paraprake. Gjatë kësaj jave, në Kosovë dhe Serbi qëndroi përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai nënvizoi nevojën për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa përsëriti se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vlerat evropiane./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika