Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Rama, pas votimit, ka thënë se shpreson që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar, ku në disa vendvotime ka pasur probleme me identifikim elektronik.
“Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, ka thënë Rama.