Veliaj: KQZ-ja ka qenë e pamundur që të gjenerojë dhe të metojë identifikimin elektronik në sistemin që ka pasur

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në zgjedhjet lokale në Shqipëri, që po mbahen gjatë kësaj të diele.

Veliaj ka falënderuar punëtorët e mediave për shërbimin e tyre ndaj publikut.

“Jam në dijeni të faktit që kemi pasur disa avari (probleme), nuk do të thoja dramatike, por KQZ-ja ka qenë e pamundur që të gjenerojë dhe të metojë identifikimin elektronik në sistemin që ka pasur. Më vjen mirë që në fund ka një vendimarrje, vendimarrja është që të kalohet në sistemin manual”, ka thënë Veliaj.

Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar nga ky problem të rikthehen në qendrat e votimit.

“Është e rëndësishme që të dalim të gjithë të votojmë, për të ardhmen, për fëmijët tanë. Kjo do të thotë që secili që u dekurajua nga ajo ‘lemzë’ e vogël e mengjesit duhet të rikthehet në qendrat e votimit…Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme, fatet e fëmijëve tanë, janë projektit e qytetit në lojë dhe në pikëpyetje”, ka shtuar ai. /Top Channel

​Në këtë të diel (14 maj) mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika