Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me njoftimin e kryeministrit Kurti që sipas Bankës Botërore, krahasuar me 10 vjet më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 %.
Hoti ka thënë se “majtistët në pushtet” po e pranojnë sipas tij të vërtetën që “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”.
“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, shkruan Hoti.
Tutje, ai shton se “mashtrimet e opinionit” po marrin fund, dhe se e vërteta mbizotëron gjithmonë.