Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit,” shtoi ajo.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.