Pjesëmarrje e ulët, KQZ e Shqipërisë: Në zgjedhje morën pjesë 1.1 milion votues

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale

Tashmë në të gjitha bashkitë ka përfunduar procesi i votimit dhe sipas shifrave nga KQZ numri i votuesve ka qenë 1.1 mln në rang vendi.

Teksa të dhënat pritet të përditësohen sërish, pjesëmarrja është e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 janë 560 votues më pak.

Pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09%.

Votuesit që kanë lënë shenjat e gishtërinjve janë në masën 94.04%

Një shifër zhgënjyese për votuesit për herë të parë, janë 16.576 me një pjesë marrje të ulët prej 13.5%.

Pas pak, rezultatet e tre bashkive, Kamëz Elbasan dhe Vorën priten të shpallen nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./TopChannel

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika