Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën e 14 majit në Prishtinë, si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona.
Lajmin për Portali Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara)”, ka thënë Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, shtoi ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.