Tre persona janë lënduar në vendin e punës në komunën e Prizrenit. Sipas policisë, punëtorët janë zënë nga dheu derisa po e hapnin një kanal për ujëra të zeza.
Të lënduarit e kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse për rastin është njoftuar prokurori dhe inspektori i punës.
“Tre meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, pas janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.