Mbi 6 mijë e 700 vende të lira në platformën e punësimit “superpuna”

Platforma e punësimit e sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës ka njoftuar se janë mbi 6 mijë e 700 pozita të lira pune për të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç

Ilustrim

Platforma e punësimit “superpuna”, e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve. Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro.

Së fundmi, nga kjo platformë kanë bërë të ditur se janë 6 mijë e 785 pozita të lira, ku të rinjtë e moshave 18 deri në 25 vjeç mund të aplikojnë.

“6785 pozita të lira pune në superpuna. Të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare të interesuar për mundësi punësimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Linku për aplikim

Zhvillimi i platformës “superpuna” është bërë me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane.

Qëllimi i “superpuna” është ndërmjetësimi i të rinjve punëkërkues 18-25 vjeç me punëdhënës potencial. Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori joqeveritar.

Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues. Pra, nëse një biznes ka 10 të punësuar, përmes “superpuna” mund të angazhojë edhe 3 punëtorë të rinj.

Pas ndërmjetësimit të suksesshëm në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, Qeveria bën subvencionimin e pagës prej 264 eurosh në muaj, për 6 muaj me radhë. Çdo punëdhënës ka të drejtë që të shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika