Këtë të martë, me fillim nga ora 18:00, luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj do të takohen ekipi i Ferizajt dhe ai i Vushtrrisë. Pas dy ndeshjesh rezultati është 1-1 dhe skuadra fituese i bashkohet Istogut në finale.
Skuadra vendase kishte fituar ndeshjen e parë në Ferizaj, me rezultat 25-18. Të shtunën në Vushtrri, vendasit fituan me rezultat 23-22.
Kështu finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë. Priten hendboll i mirë dhe ndeshje interesante, ka raportuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.
Te hendbollistët, në finale takohen Besa Famgas e Trepça. Ndeshja e parë është në fundjavë në Pejë.