Të hënën në Bruksel janë miratuar konkluzat e përbashkëta në kuadër të takimeve të rregullta të dialogut për ekonomi e financa me Bashkimin Evropian (BE).
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se Kosova është vlerësuar për rritjen e të hyrave tatimore.
Po ashtu, sipas tij, kjo është arritur si rezultat i luftimit të informalitetit.
“Për Kosovën, ndër tjera është vlerësuar rritja e të hyrave tatimore si rezultat i luftimit të informalitetit, dhe progresi i bërë në thjeshtësim e digjitalizim të ambientit të të bërit biznes”, ka shkruar Murati në Facebook.