Borrell: Rastet e fundit të sulmeve me armë në Serbi na kujtojnë rëndësinë e kontrollit të tyre

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e luftës kundër tregtisë së armëve të vogla dhe trafikut të tyre në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, ka vlerësuar tregtinë e paligjshme të armëve si një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, duke rritur rrezikun e sulmeve terroriste

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e luftës kundër tregtisë së armëve të vogla dhe trafikut të tyre në Ballkanin Perëndimor. Ai ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedive të fundit në Serbi dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë evropiane.

“Ngjarjet dramatike, si tragjeditë e fundit në Serbi, janë një kujtesë e fortë e rëndësisë së punës së bashku për të luftuar tregtinë e armëve të vogla dhe trafikantëve të tyre”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Këto deklarata, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i ka bërë gjatë takimit të katërt për Udhërrëfyesin kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta (SALV) në Ballkanin Perëndimor.

“Dikush mund të mendojë se gjëra të tilla nuk ndodhin në Evropë. Por po, për fat të keq, ato ndodhin. Dhe që një gjë e tillë të ndodhë, autorët duhet të kenë armë… Kjo është arsyeja pse ngjarje të tilla dramatike janë një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së punës së bashku në luftën kundër trafikut të armëve të vogla dhe trafikantëve”, ka theksuar Borrell.

Ai ka theksuar rëndësinë e fushatës për grumbullimin e armëve ilegale të nisur nga Qeveria e Serbisë me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Kjo tregon se sa i vlefshëm dhe i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë i sigurisë, për të kontribuuar në sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Borrell ka thënë se tregtia e paligjshme e armëve është një “kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin”, “një kërcënim i shumëfishtë që ndikon në stabilitetin e rajoneve, shteteve dhe shoqërive dhe rrit rrezikun e sulmeve terroriste”.

“Ne duhet ta luftojmë atë nga këndvështrime të shumta, me të gjitha mjetet tona dhe përtej të gjithë kufijve, duke siguruar që masat e marra pas incidenteve të tilla tragjike të mbeten në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne ndajmë një qëllim të përbashkët – të rrisim sigurinë evropiane, të mbrojmë të gjithë qytetarët tanë – si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në shtetet tona anëtare të ardhshme. Jemi të bindur se nuk do të ketë një Bashkim Evropian të sigurt pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor”, ka thënë Borell, teksa ka bërë thirrje për punë të përbashkët.

Ai ka theksuar se nga viti 2002 e deri më sot, Bashkimi Evropian ka investuar mbi 38 milionë euro në aktivitetet e kontrollit të armëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dua të falënderoj partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor, sepse ju e keni marrë pronësinë e Udhërrëfyesit si një investim në rajonin tuaj dhe në qytetarët tuaj”, tha ai, duke shtuar se është arritur “progres i rëndësishëm” në të gjitha fushat.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Udhërrëfyesi është bërë gjithashtu një plan për rajone të tjera në botë dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë”, ka theksuar Borrell.

Borrell ka theksuar se BE-ja dëshiron të vazhdojë ta mbështesë atë Udhërrëfyes edhe pas vitit 2024, kur skadon, dhe shtoi se Këshilli i Bashkimit Evropian ndau 4 milionë euro shtesë gjatë tri viteve të ardhshme për atë projekt nëntorin e kaluar.

“Vitin e ardhshëm së bashku me shtetet anëtare do të shqyrtojmë se si mund ta mbështesim edhe më tej atë proces, sepse fatkeqësisht nuk do të mund ta zgjidhim atë”, ka përfunduar Borrell, raporton N1, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika