Rreziqet e sigurisë nga TikTok-u, Arifi: Duhet të ndalohet përdorimi në institucione publike

Ndalimi i TikTok-ut në Kosovë është tashmë një çështje e diskutueshme pas paralajmërimeve nga vendet perëndimore për rreziqet e sigurisë së të dhënave që mund të ketë.

Inspektori në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Arbian Arifi, i ftuar në emisioni9n Rreth e Rrotull.

Inspektori në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Arbian Arifi, gjersa ka folur për rreziqet e sigurisë nga aplikacioni apo rrjeti social i lansuar në Kinë, TikTok, ka deklaruar se duhet të merret një vendim për ndalimin e përdorimit të tij në institucione publike.

Sipas tij, kjo nuk varet vetëm nga Agjencia, por duhet të merret edhe në një nivel më të lartë, siç është Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të sigurisë kombëtare.

“Duke parë rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave ne si agjenci e kemi analizuar, dhe e kemi parë që kjo nuk varet vetëm nga Agjencia por duhet të merret edhe ne një nivel më të lartë, siç është Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që të merret një vendim për shkak të sigurisë kombëtarë të merret vetëm që të ndalohet në institucione publike. Pra qoftë në telefona, kompjuter apo laptopë, apo pajisje tjera zyrtarëve publik, ky aplikacion nuk duhet të kenë qasje”, ka deklaruar ai në emisionin më të ri të TV Dukagjinit, “Rreth e Rrotull”.

Po ashtu, ai ka thënë se sipas dyshimeve që janë ngritur nga shtetet perëndimore të dhënat mund të barten në një shtet të cilat mund të keqpërdorën në të ardhmen dhe nuk sigurojnë një nivel të duhur të sigurisë.

Ndërsa, sa i përket përdorimit personal të aplikacionit, Arifi ka thënë se ligji për mbrojtjen e të dhënave ka një përjashtim në lidhje me këtë.

“Ne nuk mund ta ndalojmë tek qytetarët e thjesht për shkak që në qoftë se ne hapim një llogari në TikTok ne i pranojmë kushtet që na ofrohen”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, për sa i përket ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, subjekti ka dhënë personalisht pëlqimin për përdorimin e të dhënave të tij.

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se si të kufizojnë, nëse jo të jashtëligjshëm, përdorimin e shërbimit kinez të transmetimit të videove, i cili është bërë një nga aplikacionet më të njohura mes adoleshentëve në mbarë botën.

Aplikacioni i mediave sociale, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka më shumë se një miliard përdorues. TikTok thotë se kjo përfshin rreth 150 milionë amerikanë.

Ndërsa, Bashkimi Evropian është gati të zbatojë legjislacionin që do ta detyrojë TikTok të kontrollojë në mënyrë agresive përmbajtje të dëmshme , vendet nga SHBA-ja në Japoni po mendojnë se si ta rregullojnë aplikacionin – ose madje të ndjekin shembullin e Indisë dhe ta ndalojnë atë plotësisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika