Krasniqi: Profesor Hoti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit, nuk zmbrapsemi duke kërkuar drejtësi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se “nuk do të zmbrapsemi asnjëherë duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për zhdukjen e dhunshme të Profesor Hotit”

Ukshin Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 24-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, ka thënë se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se “nuk do të zmbrapsemi asnjëherë duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për zhdukjen e dhunshme të Profesor Hotit”.

Njëjtë si edhe për të gjithë, 1617 qytetarët e Kosovës të zhdukur me dhunë e të cilët figurojnë akoma të pagjetur.

“Sepse ata, të gjithë, janë plaga jonë e hapur. Janë dhembja jonë e përditshme. Megjithatë, i munguar vetëm fizikisht, sepse, si veprimtar, intelektual e atdhetar, përgjatë gjithë veprimtarisë së tij, Profesor Hoti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit tonë”.

“Ishte e diel, 16 maj i vitit 1999. Kosova po digjej në flakë, e mijëra të burgosur po mbaheshin padrejtësisht nëpër shumë burgje serbe, brenda dhe jashtë Kosovës. Ndër ta, edhe profesor Ukshin Hoti – i cili po vuante dënimin prej pesë vitesh në burgun e Dubravës. Atë ditë pushimi, ditë krejt e pazakontë për lirimet nga burgu, dy roje shoqërojnë Profesor Hotin nga qelia nëpër korridorin që dërgonte jashtë. Nga ai moment, Ukshin Hoti nuk është më. Asnjë fjalë. Asnjë lajm. Asnjë informatë. I munguar, sot e 24 vjet. I zhdukur dhunshëm nga duart e shtetit serb, natyrisht, me paramendim”, shkroi Krasniqi.

Pas torturave që i përjetoi si i burgosur politik nga regjimi serb, atdhetari dhe intelektuali Ukshin Hoti u lirua nga burgu në mes të luftës.

Më 16 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, ai u zhduk.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika