Mbretëria e Belgjikës pritet ta hapë Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës.
Gjersa e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm”, lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.
“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detaje të këtij hapi të rëndësishëm, i cili do t’i thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami.
Great news!@BelgiumKosovo will soon be upgraded to fully fledged Embassy of the Kingdom of #Belgium to the Republic of #Kosova.
Thank you @BelgiumDGB for sharing details of this significant step that will deepen already very positive 🇽🇰🇧🇪 bilateral relations. pic.twitter.com/pFH8xvtX4E— Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 16, 2023