ShBA-ja akuzon një kinez për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një shtetas kinez për shkelje të sanksioneve amerikane, pasi ai dyshohet se i ka ofruar Iranit materiale që përdoren për prodhimin e raketave balistike, thanë prokurorët federalë në Manhatan

Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një shtetas kinez për shkelje të sanksioneve amerikane, pasi ai dyshohet se i ka ofruar Iranit materiale që përdoren për prodhimin e raketave balistike, thanë prokurorët federalë në Manhatan.

Xiangjiang Qiao punon në korporatën Sintoech Dalia Carbon and Graphite Manufaturing, kompani me seli në Kinë, të cilën Departamenti amerikan i Thesarit që nga viti 2014 e ka vendosur në sanksione.

Sanksionet ndaj kësaj kompanie janë vendosur pasi ajo e ka ndihmuar Iranin që të blejë pjesë për t’i prodhuar raketat balistike. Sanksionet ua ndalojnë kompanive që të përdorin sistemin financiar amerikan.

Qiao midis viteve 2019 dhe 2022 kishte ndihmuar në furnizimin e Iranit me grafit izostatik, një grimcë mjaft e imët që përdoret për të prodhuar gryka të raketave. Ai kishte hapur një llogari bankare në emër të një kompanie, me qëllim që të pranonte 15.000 dollarë, transferua nga një bankë amerikane që ishte e lidhur me transaksione, thanë prokurorët.

Qiao, 39 vjeç, gjendet në Kinë dhe nuk mund të arrestohet, thanë prokurorët. Ai përballet me akuza që përfshijnë shmangie të sanksioneve, mashtrime bankare dhe pastrim parash. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika