Biden dhe republikanët shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për tavan të borxhit

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe liderët republikanë kanë shprehur rezerva nëse mund të arrihet një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit qeveritar

FOTO: AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, dhe liderët republikanë, kanë shprehur optimizëm me rezervë nëse mund të arrihet një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit qeveritar.

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u ka thënë gazetarëve pas takimit se të dyja palët kanë ende dallime në qëndrime.

Kjo bllokadë e ka detyruar presidentin Biden që të shkurtojë një udhëtim jashtë vendit.

Pa arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të përballen me borxh në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, prej 1 qershorit, shkruan REL.

Dështimi eventual i Qeverisë amerikane për të paguar obligimet e borxhit, rrezikon edhe kaos global financiar.

Presidenti Biden ka thënë të martën se takimet disaorëshe në Zyrën Ovale, kanë qenë “të mira dhe produktive”.

Në takim kanë marrë pjesë demokratë në pozita të larta, përfshirë nënpresidenten, Kamala Harris, shefin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

Në këmbim të ofrimit të mbështetjes për rritje të tavanit të borxhit, liderët republikanë janë duke kërkuar shkurtime buxhetore.

Ata po kërkojnë edhe ashpërsimin e kërkesave për pranuesit e ndihmës qeveritare.

Biden do të udhëtojë të mërkurën në Japoni, për të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

Planet kanë qenë që ai më pas të shkojë në Papa Guinenë e Re dhe Australi, mirëpo ato udhëtime janë anuluar.

Prekja e tavanit të borxhit nënkupton që Qeveria amerikane nuk mund të huazojë më shumë para.

Kjo do të thotë se Qeveria nuk mund të paguajë më pagat e punëtorëve federalë dhe atyre ushtarakë.

Edhe pagesat për pensionistët ndalen, po ashtu.

Kongresi amerikan ka votuar shpesh në të kaluarën për të rritur tavanin e borxhit.

Një mosmiratim i rritjes së tavanit – çka do të shënonte herën e parë – mund të shembë besimin në politikën amerikane dhe aftësinë e saj për të paguar faturat.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ekonomia amerikane mund të përballet edhe me recesion dhe rritje të shkallës së papunësisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika