Musliu –Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni

“Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni”, ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi (PDK)

“Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni”.

Kështu ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, teksa i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të tregohet i përgjegjshëm.

“Marrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cenuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojt kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e marrëveshjes, por, sipas tij, nuk është vetë marrëveshja.

Kurti para mediave tha se Kosova dëshiron një plan zbatimi të hollësishëm e konkret, teksa shtoi se ai plan nuk mund të jetë i sekuencuar vetëm për nenin 7.

“Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel dhe gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi i cili është i hollësishëm, konkretë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të jetë plani i zbatimit të sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë vetëm në neni 7”, u shpreh Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se ua ka dorëzuar zyrtarëve të BE-së një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë që i kanë bërë marrëveshjes së Brukselit, por thekson se nga ta nuk ka marrë ndonjë qëndrim për ato shkelje.

“Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë”, ka thënë ai.

Kurti u shpreh se Kosova është e interesuar për zbatim të plotë të marrëveshjes, por, sipas tij, problemi është te Serbia, e cila sipas tij insiston vetëm te pika për Asociacionin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika