Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna një zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pasi dyshohej se kryente veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nëpërmjet kontrabandimit të gjërave të palejueshme brenda qendrës.
Vendimin për largimin e tij nga puna e ka marrë Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
Në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës është i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj individëve të përfshirë në veprime të tilla korruptive.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan. I njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës. Vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së”, thuhet në njoftim.