Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është transformuar nga “komandant Kurti”, në “vëzhguesi Kurti”.
Gashi tha se ai është votuar që të veprojë e jo ta vëzhgojë situatën në veri, ashtu siç, sipas tij, është duke bërë.
“Qeveria nuk duhet ta shtojë vetëm vëmendjen, por e ka instrumentin për të vepruar. Ideja e shtimit të vëmendjes është defetizëm i llojit të vet. Çfarë kryeministri je që e përqendron qeverisjen në shtim të vëmendjes, kurse qëllimi i Qeverisë ka qenë ta shtojë autoritetin”, tha Gashi në Debat Plus.
Ai ka thënë se është e dhimbshme shndërrimi nga një pozitë ofensive në veri të Kosovës, në atë defensive në një kohë të shkurtër nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria kishte ofensiva pa rezultat, kurse tash detyrohet për defensivë.