Një person është arrestuar, pasi ka kanosur një person zyrtar në Prishtinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e 17 majit, derisa i njëjti cilësohet si “kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.