Katër burra janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes së shtatë lokacioneve në Podujevë, Vushtrri e Lipjan.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se nga ky operacion janë sekuestruar vetura, armë zjarri dhe jo vetëm.
“Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.