Kelmendi për procesin e betimit të kryetarëve në veri: Pres veprime që mund të jenë të rrezikshme

Në datat e ceremonisë së betimit të kryetarëve, profesori i së drejtës Kushtetuese, Muhamet Kelmendi, ka thënë se pret veprime që mund të jenë të rrezikshme

Betimi që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, sipas profesorit të së drejtës Kushtetuese, Muhamet Kelmendi, duhet të bëhet mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, dhe i njëjti nuk ka karakter teknik por politik, ekzekutiv e ligjor.

Në një linjë direkte në emisionin “Magazina”, në Radio Dukagjini, profesor Kelmendi ka thënë se suksesi dhe mossuksesi në veri të Kosovës varet nga unioni evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mekanizma ndërkombëtarë, këta, që sipas tij, duhet të ushtrojnë presion mbi Beogradin dhe jo mbi Kosovën.

Megjithatë, në datat e ceremonisë së betimit të kryetarëve, Kelmendi ka thënë se pret veprime që mund të jenë të rrezikshme.

“Pres çrregullime në këto data ku do të jepet votimi, pres veprime që mund të jenë të rrezikshme dhe jo vetëm të karakterit politik, pres veprime në rrugë, pres veprime  në formë të protestave, demonstratave, bllokim të rrugëve, mund të ndodhë të vijë ndonjë aksion siç kemi parë në të kaluarën aksione terroriste nga forcat e organizuara serbe dhe vullnetarët rusë të sjellë nga grupi Wagner, pres aksione që mund të jenë të rrezikshme për paqen në këtë pjesë. Ambasadori amerikan qoftë në Prishtinë apo Beograd apo edhe unioni evropian nuk duhet të bëjnë presion në Kosovë por në Beograd, që është shkaktare e të gjithave probleme në veri dhe në Ballkanin Perëndimor, aty është çelësi i zgjidhjeve të problemeve”, ka thënë ai.

Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, zgjedhjet e mbajtura në veri të Kosovës në prill të vitit 2023, sipas profesorit Kelmendi ishin normale, të drejta dhe ligjore.

“Pjesëmarrja ka qenë natyrisht e ulët, për shkak të mekanizmit të krijuar të Serbisë, duke bërë bojkotimin e zgjedhjeve. Procesi i betimit të kryetarëve është ligjor dhe nuk ka karakter teknik, mua më vjen keq nga ambasadori amerikan në Kosovë, i cili raportin e dialogut me Serbinë dhe interesat serbe i sheh më të mëdha sesa demokracinë, sesa nivelin e zhvillimit demokratik në Kosovë dhe bën propozime për të thyer Kushtetutën, për të shkelur normat mbi të cilat ndërtohet Kosova dhe për fat të keq këtë e bëri edhe ambasadori amerikan në Serbi. Këtë rrugë për fat të keq e zgjodhi edhe unioni evropian”, shtoi ai.

Ndryshe, më 23 prill, në komunat veriore të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Komunat në veri patën mbetur pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, meqë përfaqësuesit serbë në atë zonë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Kryetarët e sapozgjedhur për komunat veriore të Kosovës – të gjithë të partive shqiptare – duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika