Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, do të zhvillojë meqin e radhës në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 5 gusht të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se e ka ndier obligim të bëjë një mbrëmje të madhe boksi në Prishtinë.
“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, ka shkruar Krasniqi.