Arifi: Vetëmenaxhimi më i rrezikshëm sesa marrëveshjet e mëparshme

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi, gjersa ka folur për nenin 7 të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për dy vendet, i propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë se Vetëmenaxhimi është më i rrezikshëm sesa ka ekzistuar nga marrëveshjet e mëparshme.

Marrëveshja ka gjithsej 11 nene, ndërsa, neni 7 kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

“Normalisht Vetmenaxhimin e shoh më të rrezikshëm sesa që ka ekzistuar, sepse përderisa në marrëveshjet e mëparshme ekzistonin disa kontura sesi mund të zhvillohej Asociacioni, ndërsa, këtu nuk ka kontura. Qeveria nuk është përgjegjëse për krijimin e Asociacionit por e bënë përgjegjëse për kualitetin e saj”, ka deklaruar Arifi në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se në kohën kur është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, Asociacioni ka qenë marrëveshja dhe atëherë është kundërshtuar nga opozita sepse kanë besuar që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe “doli pastaj vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Qysh atëherë është ditur se do të ketë një Asociacion, mirëpo ai nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për këtë aneks gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Po ashtu, Arifi ka thënë se është esenciale që në ditët në vijim Qeveria dhe institucionet e Kosovës të kenë kujdes për dy çështje, “e para ta adresojë përgjegjësinë për çfarëdo përshkallëzimi potencial, dhe e dyta është që asnjë veprim të mos e ndërmarrë pa koordinim me vendet e QUINT-it dhe me ShBA-në”.

Sipas tij, një gabim për një fitore afat shkurte po sjell pasoja afat gjate, siç ka shtuar ai, këtë e kemi parë me vendimin për targat.

“Qeveria Kurti duhet ta eliminojë formën e veprimit, në të cilin po krijohen fitore elektorale por që gjatë rrugëtimit po krijohen pasoja afatgjate. Do të ishte shumë gabim që në këtë fazë të mos ketë koordinim me bashkësitë ndërkombëtare sepse tek e fundit pasojat do t’i paguajnë Qeveria e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Ndër të tjera, Arifi për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, se kryetarët e sapo zgjedhur për komunat në veri, “duhet të merrnin rol teknik dhe jo politik”, ka thënë se ka të bëjë me çështjen e legjitimitetit. Pasi sipas tij, nuk mund të flasim njësoj si për Komunën e Ferizajt, si për Komunën e Leposaviqit.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika