Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë të enjten ka ndodhur edhe një aksident, për të cilin Dukagjini ka siguruar fotografi të veturës që është përplasur në rrethojat e magjistrales.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë”, ka treguar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Po ashtu, Burovci ka thënë se nga ky vetkasident nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka thënë tutje ai.
Po ashtu, rruga drejt Prishtinës është mbushur me radhë të gjata automjetesh.
Ndërkaq, kujtojmë se, rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, kishte ndodhur një aksident ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër person. Ndërsa, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë.
Siç ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, të lënduarit kanë marrë trajtim trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.